Sport

Katër top klube pas Leroy Sane

By GAZETA SCANNER

December 26, 2024

Gara për yllin e Bayern Munichut, Leroy Sane, po intensifikohet.

Pa kontratë nga qershori 2025, anësori mund të angazhohet për një parakontratë me çdo klub të huaj nga 1 janari.

Diario Sport raporton se Barcelona është duke udhëhequr garën për gjermanin, megjithëse përballet me konkurrencë nga Anglia.

Ish- ylli i Manchester Cityt është gjithashtu një cak i Manchester United, Chelseat dhe Tottenhamit.

Bayern dëshiron të mbajë Sanen, por po këmbëngul që ai të pranojë një ulje page në mënyrë që të nënshkruajë një marrëveshje të re.

Natyriht se lojtari nuk dëshiron ta bëjë një gjë të tillë, andaj shpreson që në janar të nënshkruajë një parakontratë me një klub tjetër.