Dy persona janë arrestuar, pasi kanë sulmuar fizikisht katër zyrtarë policorë në Mitrovicën e Jugut.
Sipas njoftimit, policët fillimisht i janë përgjigjur thirrjes në një rast të mosmarrëveshjes.
Më pas, dy burra duke i përfillur urdhrat e tyre, i kanë kanosur dhe sulmuar fizikisht ata.
Policia bëri të ditur se njëri nga zyrtarët ka pranuar trajtim mjekësor. Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 22:50, në rrugën “Eqrem Qabej”.
“Të dyshuarit janë arrestuar dhe me rekomandim të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.