Ujë i nxehtë me limon Kjo pije nuk është tejet e shijshme mirëpo është shumë e mirë për trupin. Uji i nxehtë dhe limon shpërlajnë mëlçinë dhe veshkat nga tokasinat. Është pije fantastike që ju bën të qëndroni ngrohtë dhe të shëndetshëm.
Çaji i xhenxhefilit Xhenxhefili njihet për shumë veti kuruese, kështu që të filloni ditën me një filxhan të këtij lloji të çajit është ide e mirë. Veçanërisht gjatë sezonit të ftohtë.
Lëng molle i nxehtë Të gjithë e dimë shprehjen “një mollë në ditë e mbanë mjekun larg”. Atëherë pse të mos e shijojmë një gote lëng të mollës të ngrohtë në ditët e ftohta të dimrit?
Qumësht i ngrohtë dhe kokos Qumështi i ngrohtë i kombinuar me vajin e kokosit është një pije mjaft e shijshme që thjeshtë ju bën të ndjeheni rehat dhe ngrohtë. Veç kësaj me këtë pije mund të luftoni edhe ftohjet.