Lajme

Katër persona të lënduar nga aksidenti në afërsi të Sllatinës

By GAZETA SCANNER 1

June 01, 2024

Katër persona janë lënduar pas një aksidenti të rëndë trafiku, ku janë përfshirë tri vetura në autostradën ”Ibrahim Rugova”, në afërsi të Sllatinës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

Ai tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00.

”Policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Parku i Biznesit). Njësiti policor, që i është përgjigjur rastit, njofton se në aksident janë përfshirë tri vetura, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë ai.