Shëndeti

Katër orë ecje për ta ‘djegur’ një picë

Studiuesit nga Universiteti Lougboro në Angli, kanë sugjeruar se në ambalazhin e ushqimeve duhet të vendosen paralajmërime që tregojnë së çfarë duhet të bëjë një person për t’i djegur kaloritë e marra nga ai produkt.

Duke ia bërë me dije dikujt se duhen katër orë ecje për t’i djegur kaloritë që njeriu fut në sistem përmes konsumimit të një pice të vetme, apo 22 minuta vrapim për ta djegur një çokollatë, rrit vetëdijen e tyre mbi benefitet dhe rreziqet nga produktet e tilla.

Vendosja e këtij paralajmërimi do të ndihmonte njerëzit të ushqehen më shëndetshëm dhe të përmbahen nga ushqimet e pashëndetshme të cilat ndikojnë në obezitet.

Sipas studiuesve, në bazë të 14 studimeve të kryera, kjo formë e paralajmërimit do të ndihmonte në konsumimin e rreth 200 kalorive më pak në ditë.