Sport

Katër lojtarë shqiptarë ftohen nga Zvicra për ndeshjen ndaj Serbisë

By GAZETA SCANNER 1

November 07, 2024

Kombëtarja e Zvicrës ka zbuluar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e muajit nëntor.

Trajneri, Murat Yakin ka publikuar emrat e lojtarëve për ndeshjen ndaj Serbisë dhe Spanjës, shkruan Indeksonline

Në këtë listë bëjnë pjesë katër lojtarë shqiptarë, ndryshe nga hera e kaluar ku ishin vetëm dy.

Tani për këto dy ndeshje janë ftuar lojtarët shqiptarë, si: Granit Xhaka, Ardon Jashari, Andi Zeqiri dhe Albian Hajdari.

Ndeshja ndaj Serbisë zhvullohet në Zurich më 15 nëntor, kurse ajo ndaj Spanjës në Tenerife më 18 nëntor./Indeksonline/