7.5 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Katër anije të tjera me grurë largohen nga Ukraina

- Advertisement -

Katër anije të tjera që transportonin grurë dhe vaj luledielli janë larguar nga portet e Ukrainës nëpërmjet një korridori të sigurt detar.

Miliona tonë grurë kanë ngecur në Ukrainë për shkak të bllokadave ruse, duke çuar në mungesa dhe çmime më të larta të ushqimeve në vende të tjera.

Por javën e kaluar anija e parë u largua nga portet e Ukrainës që nga shkurti, shkruan BBC, transmeton

Anijet e fundit që do të lundrojnë janë të destinuara për në Turqi, ku do të inspektohen si pjesë e një marrëveshjeje të arritur me Rusinë dhe Kombet e Bashkuara.

Ato u nisën të dielën nga portet e Odesas dhe Chornomorsk dhe të gjitha do të udhëtojnë përmes ngushticës së Bosforit.

Pas inspektimeve, dy anijet janë planifikuar të ankorohen në Turqi, ndërsa të tjerat do të nisen drejt Italisë dhe Kinës.

Një tjetër anije bosh është autorizuar të udhëtojë në Ukrainë për t’u ngarkuar.

Zyrtarët ukrainas thonë se këto janë shenja të qarta se eksportet e grurit janë të sigurta dhe u kanë kërkuar kompanive të transportit që të kthehen në vend.

Në fjalimin e tij të zakonshëm të natës të shtunën, Presidenti Zelensky përshëndeti rifillimin e eksporteve, por tha se rreziqet e sigurisë mbeten.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit