Princesha 40 vjeçare kishte veshur një fustan ngjyrë vjollcë të Emilia Wickstead me vlerë 1720 £ dhe një çantë Mulberry prej 495 £. Kate u kujdes që t’i bënte një nderim dhe Princeshës Diana, duke mbajtur vathët me perla që i dhuruan të ndjerës para martesës së saj me Charles në 1981.
Kate ka qenë prej kohësh një fanse e fustaneve të Emilia Wickstead dhe i ka veshur ato në dhjetëra raste. Ajo gjithashtu mbërtheu në gjoks karficën me pendë të Dianës, që ia dhanë pas fejesës së saj me Charles. /abcnews.al/