Rozë

Kate Middleton dhe Mbreti Charles kanë një hobi të përbashkët, ja çfarë

By GAZETA SCANNER 1

October 15, 2024

Mbreti Charles dhe Kate Middleton janë më të ngjashëm nga sa mund të mendoni. Së pari aktualisht ata janë dhe dy anëtarët më të vëzhguar të familjes mbretërore dhe jo pa arsye, pasi të dy po përballen me sëmundje të rëndë. Mbreti Charles vazhdon aktualisht trajtimet, ndërsa Princesha e Uellsit sapo ka mbaruar terapitë.

Por, përveç këtyre aspekteve, dy figurat ikonike të familjes mbretërore britanike ndajnë edhe një hobi: pasionin magjepsës për bletarinë.

Mbreti Charles i njohur për dashurinë e madhe ndaj natyrës, gjithnjë ka promovuar praktika të qëndrueshme bujqësore dhe ka krijuar kopshte të reja publike. Një shembull i kësaj është rezidenca e tij në Highgrove House.

Gjithashtu edhe princesha e Uellsit në një vizitë në Muzeun e Historisë Natyrore në qershor 2021, solli një kavanoz me mjaltë që ajo bëri për fëmijët e pranishëm për ta shijuar. Një gjest që tregon se sa shumë kujdeset princesha për brezin e ri dhe sa e dhënë është ndaj botës natyrore.