Rozë

Kate dhe William bëjnë ndryshimin e madh, kush është njeriu i besueshëm që punësojnë pranë tyre

By GAZETA SCANNER 1

July 07, 2024

Princesha Kate dhe Princi William janë ndër familjet mbretërore më të zellshme.

Nën kujdesin e tyre janë dhjetëra institucione dhe lëvizje, në të njëjtën kohë që përfaqësojnë në shkallën më të lartë Mbretërinë e Bashkuar. Megjithatë, Princesha Kate dhe William kanë gjithashtu fondacionin e tyre të veçantë.

The Royal Foundation është organizata ombrellë për të gjithë punën e tyre jofitimprurëse, duke përfshirë Qendrën e Fondacionit Mbretëror të Princit për Fëmijërinë e Hershme dhe projektet Princi Homewards dhe Earthshot Prize.

Aty ata bënë një ndryshim shumë të rëndësishëm duke punësuar njeriun që shpëtoi gjigantin e supermarketeve, Tesco, pas një krize të madhe.

Sir Dave Lewis, 59 vjeç, është emëruar drejtor i Fondacionit Mbretëror të Princit dhe Princeshës së Uellsit dhe thuhet se po punon me çiftin në iniciativat e tyre bamirëse, të cilat përfshijnë fushata për të pastrehët, varësinë nga alkooli dhe ndihmwn pwr nwnat e reja.

Gjatë gati shtatë viteve të tij si CEO i Tesco Group, ai u konsiderua “Drastic Dave” për masat e tij për uljen e kostove.

Para kësaj, sipërmarrësi kaloi 28 vjet në Unilever, ku ai mbikëqyri nisjen e suksesshme të Dove në MB.

Sir Dave, i cili u emërua kalorës në vitin 2021 për shërbimet në industrinë ushqimore dhe biznesin, është gjithashtu kryetar ekzekutiv i startup-it të energjisë Xlinks.

Punësimi i tij vjen pas promovimit të asistentes dhe stilistes personale të Princeshës Kate, Natasha Archer, disa javë më parë.