Lajme

Kastrati: Sa më bosh stomaku i ushtarëve, aq më plot xhepi i zuzarëve, këta duhet me u arrestu

By GAZETA SCANNER

October 14, 2024

“Sa më bosh stomaku i ushtarëve, aq më plot xhepi i zuzarëve”, tha në nisje të fjalës së tij në Kuvend, deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati.

Ai tha se situata aktuale me ushqimin në kazerma “masakër me moralin e ushtarëve të FSK-së”.

“Ne duhet me e thjeshtu situatën. Prokuroria duhet me u aktivizu sa më shpejt sepse ky është super-skandal. Duhet me u arrestu këta Pablo Escobarat e Kosovës”, tha Kastrati.

Ai tha se “allimi është që “Pablo tregtonte me drogë e këta tregtojnë me ushqim të ushtarëve FSK-së”.