Lajme

Kastrati për Kurtin dhe Osmanit: Këta dy e kanë dëmtu më së shumti shoqërinë kosovare

By GAZETA SCANNER 1

August 18, 2024

Deputeti i Partisë Demokratie të Kosovës, Ardian Kastrati, përmes një videoadresimi thotë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, janë dy politikanët “që më së shumti e kanë dëmtuar shoqërinë kosovare”.

Duhet me thanë të vërteten cullak, në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Unë do ta them gjithmonë. Gjithmonë kam besu që Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, dhe kjo është arsyeja pse jam futur në politikë, janë dy politikanët që më së shumti e kanë dëmtu shoqërinë kosovare. Dita ditës, me afera, që nga korrupcioni, që nga kjo që po raportohet për monstrumin pedofil nga mediat po vërtetohet gjithnjë e më shumë, sidomos me reagencat tepër të zbehta”, ka thënë Kastrati.