Lajme

Kastrati: Kasnecët e pushtetit po flasin për luftë. Fushata zgjedhore ka nisur!

By GAZETA SCANNER 1

July 09, 2024

Në një postim në FB, deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, nuk ka përjashtuar konfliktet në Veri që gjithmonë mund të provokohen nga Serbia, por deklaratat e fundit të krerëve të shtetit për luftën, sipas tij, janë “ushqim për trushpëlarët”.

Sipas Kastratit, për luftën po flasin  kasnecët e pushtetit të cilët “e çliruan” Prishtinën në 1999 pa asnjë minutë luftë duke ndejtur kafeve.

Deputeti i PDK-së mendon se me deklarata si këto ka filluar fushata zgjedhore dhe se kjo retorikë po bëhet me qëllim për me i ik kryetemave siç janë korrupcioni dhe bllokada ekonomike që ka shkaktuar kjo qeveri.

Ai ka paraqitur një fotomontazhë ku shihen Kusari-Lila, Kurti, Bislimi e Sveçla në fronte të luftës me birra në duar.

Kastrati ka ironizuar duke thënë se diaspora nuk duhet të hezitojë të vijë kësaj vere, sepse në vend të kanaxheqave e dasmave, do ta kenë “privilegjin” të shohin “luftën” nën komandën e komandantëve të FB, siç i ka quajtur ai politikanët e pushtetit.

Për më shumë postimi i plotë i deputetit Kastrati më poshtë: