Deputeti i PDK-së Ardian Kastrati ka kritikuar deklaratat e ministres së Punëve të Jashtme Donika Gërvalla nga Liqeni i Ujmanit.
“Ministre të kanaxheqeve”, e ka quajtur Kastrati ministren Gërvalla duke i kujtuar sfidat më të cilat po përballet Kosova dhe regresit në politikën e jashtme.
“Paska shkru kjo ministrja e kanaxheqave , jo për ndonjë njohje të re, por për garat e ” pehlivanave” në Ujman. Jetojmë të izoluar prej botës gati si në kohën e Enver Hoxhës, në papunësi e fukarallëk, asnjë njohje e me 500 milion sanksione. Ndërsa, bash sikur ministrat imbecilë të Enver Hoxhës këta gjejnë kohë me shku me i pa garat e “pehlivanave” që kërcejnë nga ura në liqen.”, ka shkruar ndër të tjera ai.