Lajme

Kasolli për aksionet e Kurtit në veri: Që kur ta formojë Asociacionin të duket që s’paraqet rrezik për shtetin

By GAZETA SCANNER 1

August 11, 2024

Për kursin e ndjekur në veri të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, filozofi dhe ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Afrim Kasolli, vlerëson se ajo ka të bëjë me amortizimin e percepsionit publik se kur të vjen koha për themelimin e Asociacionit, ky instrument ushtrimi autonomie të duket sikur nuk paraqet rrezik për shtetësinë e Kosovës.

Kurti po dëshiron të krijojë përshtypjen në opinion se kurdo që vjen koha të zbatohet ky obligim, tashmë nuk paraqet rrezik për shtetin e Kosovës, sepse është vendosur rendi dhe ligji, e ai është në shërbim të qytetarëve të Kosovës me përkatësi serbe, e jo të bandave kriminale. Pra ai nuk ofron një entitet shtesë për pushtetin e Milan Radojiçiç-it, ngase ky i fundit nuk ka vend më në Kosovë, por për qytetarët e zakonshëm serbë”, ka thënë Kasolli për Albanian Post.