19.4 C
New York
Friday, August 22, 2025

Buy now

Kasapolli për Kurtin: Është i vetmi kryeministër deputetë, ma mirë e ka të bëhet edhe gjykatës në Kushtetuese

- Advertisement -

Analisti, Gëzim Kasapolli në emisionin “Click” të RTV21 për kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin lidhur me situatën politike në vend, ka thënë se Kurti ka hyrë në këtë proces me logjikën e tij se si ta minoj procesin, secilin institucion dhe secilën shtyllë mbi të cilën sipas tij është krijuar ky shtet.

Ai ndër të tjera tha se Kurti është kryeministri i vetëm deputetë, teksa shtoi se Kurti “të aplikojë edhe për gjykatës në Gjykatën Kushtetuese.

“Pritshmëritë tona që LVV do ta respektojë kushtetutën. Albin Kurti ka hyrë në këtë proces me logjikën e tij se si ta minoj procesin, secilin institucion dhe secilën shtyllë mbi të cilën është kriju ky shtet. Është i vetmi kryeministër deputetë, ma mirë e ka të aplikojë edhe për Gjykatë Kushtetuese të bëhet edhe gjykatës edhe i bënë tre poste”, tha Kasapolli.

Të ngjashme

Të fundit