Ballina

Kasanof takohet me Krasniqin, diskutojnë për zhvillimet në Kosovë dhe rajon

By GAZETA SCANNER 1

October 11, 2024

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Aleksander Kasanof, të premten është takuar me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin.

Krasniqi ka thënë se i ka theksuar Kasanofit nevojën e Kosovës për bashkërendim të qëndrimeve me aleatët e saj strategjikë, e veçanërisht me SHBA-në.

Në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, së bashku me Bedriun dhe Vlorën, takuam Zëvendësndihmës Sekretarin e SHBA-së, Alexander Kasanof. Bashkë diskutuam për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon. Në takim ritheksova nevojën e shtetit të Kosovës për bashkërendim të qëndrimeve me aleatët tanë strategjikë, e veçanërisht me SHBA-në. Kosova, si një storie suksesi është rezultat i bashkëpunimit të mirë dhe partneritetit të besueshëm me miqtë e saj. Zëvendësndihmës Sekretarin Kasanof e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së në fuqizimin shtetit tonë. Edhe e ardhmja nuk duhet të jetë ndryshe, përveçse një rrugëtim i përbashkët drejt sukseseve të reja”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

https://www.facebook.com/share/p/KHQ3a5RgEcgFosef/