Lajme

Kasanof: S’pres që politika e SHBA-së të ndryshojë gjatë mandatit të Trumpit

By GAZETA SCANNER 1

November 21, 2024

Uashingtoni ka udhëhequr një politikë të vazhdueshme ndaj Ballkanit Perëndimor për tre dekadat e fundit dhe pres që të mbetet e tillë, tha zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit për Ballkanin Perëndimor, Aleksandar Kasanoff, dy javë pasi Donald Trump fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA.

“Dëshiroj të theksoj se ka një vazhdimësi të fortë në politikën tonë ndaj Ballkanit në 30 vitet e fundit. Pres që kjo vazhdimësi, rreth synimeve themelore që kemi për këtë rajon, të vazhdojë”, tha Kasanoff.

Nëse do të qëndrojë atje pas 20 janarit, kur të vijë në pushtet qeveria e Donald Trump, Kasanof nuk ka dashur të spekulojë, por ka theksuar se do të vazhdojë të punojë deri në ditën e fundit që rajoni të përparojë në të gjitha aspektet dhe në për t’i lënë pasardhësit e tij të mundshëm situatën sa më të mirë.

Ai tha se SHBA-ja është e shqetësuar për ndikimin e Rusisë në të gjithë rajonin dhe për këtë arsye po punon me vendet e Ballkanit Perëndimor për të parandaluar dezinformimin.