Kardiologu Gani Bajraktari, ka aderuar në Nisma Socialdemokrate. Aderimi i tij u bë të shtunën përmes një konference për media.
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, tha se Bajraktari do të jetë në listë për deputetë në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa do ta udhëheq sektorin për shëndetësi.