Sport

Kapiteni Rrahmani tregon se çka iu kërkoi trajneri për ndeshjen kundër Hungarisë

By GAZETA SCANNER 1

March 25, 2024

Nesër me fillim nga ora 19:00, kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e dytë miqësore për muajin mars.

Në “Ferenc Puskas Arena”, “Dardanët” do të përballen me Hungarinë.

Një ditë para lojës, në konferencë për media u paraqit trajneri Franco Foda dhe kapiteni Amir Rrahmani.

Ky i fundit tha se sfida ndaj hungarezëve është tejet e rëndësishme.

Rrahmani ka treguar se cila ishte edhe kërkesa e trajnerit.

“Trajneri ka kërkuar nga ne që të fitojmë topin sa më afër golit të kundërshtarit në mënyrë që të kemi sa më shumë të shënimit”, tha Rrahmani.

“Ndeshja e nesërme është shumë e rëndësishme për ne, pasi do të na ndihmojë që të përgatitemi për ndeshjet e Ligës së Kombeve dhe të kuptojmë idetë e trajnerit. Jemi të vetëdijshme se do të zhvillojmë një ndeshje me një Kombëtare shumë të fortë evropiane”, shtoi ai.

Të premtën e kaluar, “Dardanët” e fituan miqësoren e parë për muajin mars kundër Armenisë.

Kosova fitoi si mysafir me rezultat 0:1.