Ballina

Kapiteni Rrahmani: Kosova është Kosovë dhe kështu do të mbetet

By GAZETA SCANNER 1

November 16, 2024

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka dalë në konferencë për media pas vendimit për të mos u kthyer në fushë ndaj Rumanisë.

Qendërmbrojtësi kosovar i bëri thirrje UEFA-s që të ndërmarrë masat e nevojshme.

“Sonte ka pasur ofendime dhe thirrje racore gjatë tërë ndeshjes. Kemi kërkuar tri herë të marrin masa. Ne kemi shkuar në zhveshtore, situata është përkeqësuar edhe më shumë.  Për këtë arsye kemi vendosur të mos kthehemi në fushë. Bëj thirrje UEFA-s dhe FIFA-s të ndërmarr masa e nevojshme. Vendi ynë ka një të kaluar të vështirë. Ka pasë luftë, masakra dhe nuk ka qenë e lehtë të arrihet këtu. Kosova është Kosovë dhe kështu do të mbetet”, tha Rrahmani.

Kosova vendosi të mos dalë në fushë për t’i zhvilluar minutat e mbetur ndaj Rumanisë pas thirrjeve raciste të tifozëve rumunë në stadium.

Tani, i mbetet UEFA-s të marrë një vendim rreth kësaj çështjeje.