Sergi Roberto është përshëndetur sot me Barcelonën pas 15 vjetësh te ky klub.
Ai u shfaq mjaft i emocionuar në konferencën për media të cilën katalunasit e organizuan për të.
“Barça është dhe do të mbetet gjithmonë klubi i jetës sime”, ka thënë ai në konferencë.
Roberto është për momentin agjent i lirë, teksa po i eksploron mundësitë e tij brenda e jashtë Evropës.