Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, së bashku me selektorin, Franco Foda kanë dalë sot në konferencë për shtyp, para ndeshjes ndaj Qipros.
Kapiteni Rrahmani ka thënë vetëm fitorja ndaj Qipros do të ishte rezultat i pranueshëm.
“Ndeshja e nesërme është e rëndësishme na jep mundësi dhe shpresë për kualifikim. Duhet të hyjmë për fitore, pasi vetëm fitorja na bën punë”, ka thënë Rrahmani në konferencë për media.
Kosova do të luajë nesër me Qipron me fillim nga ora 18:00.