Lajme

Kap nënën për dore dhe shkon në polici, e mitura tregon se e kishin dhunuar

Një femër e mitur nën shoqërimin e nënës së saj, ka raportuar se në muajt e cekur të këtij viti është dhunuar nga një mashkull madhor.

Gjilan Janar-Shkurt 2020. Viktima femër e mitur në shoqërim me nënën e saj femër kosovare kanë raportuar se në muajt e cekur të këtij viti është dhunuar nga i dyshuari mashkull madhor kosovar. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari i lartcekur dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së, përcjell Scanner.