Banka të mëdha, mediume, kompani për telekomunikime, kompani ajrore në gjithë botën janë duke u përballur me ndërprerje masive të internetit dhe bllokim të kompjuterëve.
Aeroplanët janë ulur në Sidnej, Shtetet e Bashkuara i kanë pezulluar fluturimet, ndërsa platforma e bursave në Londër, ka raportuar, po ashtu, për probleme me internet.
Shkaku i gjithë këtyre problemeve nuk dihet ende.
Aeroporti i Melburnit tha se “po përjetonte një çështje globale të teknologjisë që po ndikon në procedurat e check-in për disa linja ajrore” dhe këshilloi pasagjerët që “të linin pak kohë shtesë për të bërë check-in”./REL