Lajme

Kanosi policin përmes Facebook-ut, arrestohet 28-vjeçari në Ferizaj

By GAZETA SCANNER 1

May 11, 2023

Policia ka njoftuar se një 28 vjeçar është arrestuar,  pasi i njëjti dyshohet se përmes rrjetit social ‘Facebook’ ka kanosur një zyrtar policor.

Sipas raportit policor, kanosja kishte ndodhur më 16 prill ndërsa arrestimi ka ndodhur pas rreth një muaji.

I arrestuari me inicialet A.A., mashkull, me shtetësi kosovare, tashmë ngarkohet me veprën penale “Kanosje”.

Pas intervistimit të tij nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës, 28-vjeçari ka pranuar se ka kryer kanosjen.

Me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.