Lajme

Kanoset gjyqtarja në Prizren,arrestohet i dyshuari

By GAZETA SCANNER 1

February 07, 2024

Është arrestuar i dyshuari A.D. (1976) i cili përmes rrjeteve sociale ka kanosur një gjyqtare në Prizren.

Policia njofton se i dyshuari është arrestuar të mërkuren, ku i njëjti në prezencë të avokatit mbrojtës ka pranuar veprën e kryer.

Siç ka deklaruar ai, gjyqtaren e ka kanosur nëpërmes rrjeteve sociale për arsye se e njëjta e kishte dënuar më herët për një rast tjetër.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë ndërsa rasti është duke u hetuar.