Dr. Fatbardh Rexha, kandidat për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 69, ka vizituar ordinancën stomatologjike që drejtohet nga dr. Driton Haxhiu.
Duke vlerësuar investimet në këtë ordinancë, Rexha ka thënë se “shëndetësia ka nevojë urgjente për investime në të gjitha fushat”.
“Në vazhdën e vizitave në ordinancat stomatologjike u mirëprita me shumë ngrohtësi nga Dr. Driton Haxhiu me stafin e tij tejet profesional. Investimet serioze private gjithnjë sjellin shërbime cilësore dhe më shumë vende pune. Me Dr. Dritonin u pajtuam që shëndetësia ka nevojë urgjente për investime në të gjitha fushat, e së bashku e bëjmë #mamirë! #PDK #BedriHamza1 #FatbardhRexha69 #Mamirë”, ka shkruar Rexha në Facebook.