Kandidati i PDK-së për deputet me numrin 69, Dr.Fatbardh Rexha, gjatë një takimi me të rinjtë ka thënë se qytetarët e Kosovës kanë nevojë t’u përmirësohet standardi i jetesës.
Ai ka thënë se është i bindur se me kandidatin për kryeministër Bedri Hamza, listën për deputet dhe me Programin Qeverisës të Partisë Demokratike të Kosovës do të përmirësohet standardi i jetës.
“Gjatë punës time profesionale jam angazhuar pa u kursyer, ndërsa në dimensionin e ri në të cilin do të angazhohem, ju premtoj për punë të përbashkët në të mirën e përgjithëshme”, ka shkruar Rexha në Facebook.
Postimi i plotë në Facebook:
Qytetarët kanë nevojë t’u përmirësohet standardi i jetesës.
Gjatë punës time profesionale jam angazhuar pa u kursyer, ndërsa në dimensionin e ri në të cilin do të angazhohem, ju premtoj për punë të përbashkët në të mirën e përgjithëshme.
Jam i bindur që me kandidatin për Kryeministër Bedri Hamza, me listën për deputet dhe me Programin Qeverisës të Partisë Demokratike të Kosovës përmirësimi do të arrihet.
Kjo ishte një pjesë e diskutimit tim në takimin me të rinjët që janë duke u angazhuar për FITORE.
FALEMINDERIT RINI E DASHUR!
#PDK #BedriHamza1 #FatbardhRexha69 #Mamirë