Lajme

Kanadaja konfirmon mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën

By GAZETA SCANNER 1

December 07, 2023

Ambasadori i Kosovës në Kanada, Adriatik Kryeziu, është takuar me kryeministrin e këtij vendi, Justin Trudeau.

Kryeziu ka shkruar se Trudeau ka konfirmuar mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën, shkruan lajmi.net.

“Kënaqësi çdo herë takimi me Kryeministrin e Kanadasë Justin Trudeau derisa biseduam dhe theksuam marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve. Duke shprehur me këtë rast mirënjohjen e Republikës së Kosovës dhe popullit të saj ndaj Kanadasë për miqësinë dhe mbështetjen e treguar, Kryeministri Trudeau konfirmon mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën”, ka shkruar Kryeziu.