Sport

Kampioni i Gjermanisë e bën blerjen e parë për këtë verë

By GAZETA SCANNER 1

June 13, 2024

Aleix Garcia do t’i bashkohet Bayer Leverkusenit nga Girona për 18 milionë euro.

Kështu të paktën ka bërë të ditur eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, i cili ka zbuluar detajes e ujdisë.

Garcia pati një sezon mbresëlënës në fanellën e Gironas, duke bërë shumë klube evropiane të vihen pas tij.

Ndryshe, ishte Xabi Alonso që me ngulm e kërkonte mesfushorin spanjoll. Ai do t’u nënshtrohet testeve mjekësore gjatë kësaj jave.