Lajme

Kamberi: Kur ka suksese meritat po i marrin ministrat, kur ka arratisje s’marrin përgjegjësi

By GAZETA SCANNER 1

July 18, 2024

Njohësi i çështjeve politike, Belgzim Kamberi, ka thënë se pushteti vazhdimisht krenohet se në Kosovë ka ligj e shtet ligjor, e në të njëjtën kohë për pak muaj ndodhin disa arratisje.

Kamberi në “Debat Plus”, tha se kjo e shpërfaq gjendjen e sistemit.

“Ka një kohë të gjatë që thuhet se shteti ligjor po funksionin, siguria u kthy në Kosovë… si është e mundshme që përnjëherë, shohim faktikisht përballemi me arratisje, që kanë dosje të rënda penale. E vërtetë që janë raste individuale por këto e shpërfaqëin gjendjen e sistemit”, tha ai.

Kamberi tha se kur ka rezultate të mira në sundimin e  ligjit ministritë i marrin meritat e policisë kurse për arratisje heshtin.

“Pse kur kemi rezultat në veri i merr meritat në veri, kur kemi situata që e mundim Radojciiqn e Serbinë, e shohim ministrin te Ujmani. Kur ka ndonje rezultat në luftën kundër krimit merret merita nga politika, s’i lihet policisë. Kur ka lëshim, kur ka arratisje, që e cmitizojnë, miti që u ndërtu… Si është e mundshme që paskemi kaq shumë kontroll, për dy muaj na ikin njerëz me vepra kaq të larta penale. A po funksionon sistemi a po jo?”, u shpreh ai.