Rozë

“Kam fëmijët por…”, Angelina Jolie rrëfen jetën si nënë beqare: Ndihem e vetmuar

By GAZETA SCANNER

December 18, 2024

Ndonëse është një nga yjet më të mëdhenj të Hollywood-it, me gjashtë fëmijë dhe tre martesa nën brezin e saj, Angelina Jolie thotë se vuan nga “vetmia”.

Në një intervistë të re, aktorja e famshme zbuloi se po përpiqet ta jetojë jetën e vetme tetë vjet pas ndarjes së saj famëkeqe nga Brad Pitt. Jolie-s i është dashur të kalojë kohë me gjashtë fëmijët e saj, shkruan “The Sun”.

Duke folur në një hotel luksoz në Londër të shtunën mbrëma, 49-vjeçarja reflektoi mbi nevojën e saj për shoqëri përpara publikimit të filmit të saj të ri biografik, Maria.

E veshur me të zeza, Angelina dukej tërheqëse teksa foli për portretizimin e saj të mrekullueshëm të yllit të ndjerë të operës Maria Callas, i cili i dha asaj një nominim për Golden Globe javën e kaluar.

Ajo tregoi se ndjenja e “vetmisë” ishte tipari që ajo ndante më shumë me këngëtaren, e cila vdiq në vitin 1977.

“Kam fëmijët e mi që i dua, por si e rritur gjendem shpesh vetëm. E gjej veten duke u indentifikuar me vetminë”, u shpreh Angelina.