Lajme

Kallëpe dhe enë nga periudha e bronzit, zbulime të reja arkeologjike në Suharekë

By GAZETA SCANNER

September 09, 2024

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka njoftuar se në afërsi të Hisarës në Suharekë janë gjetur disa kallëpe për prodhimin e stolive dhe enëve.

Sipas njoftimit, këto zbulime janë dëshmi e vazhdimësisë së popullsisë ilire-dardane gjatë periudhës së bronzit dhe të hekurit.

“Gërmimet që po zhvillohen nga Instituti Arkeologjik i Kosovës në këtë lokalitet kanë sjellë të dhëna të rëndësishme për kulturën e Eneolitit të vonë, gjithashtu periudhën iliro-dardane në disa zona të lokalitetit”, thuhet më tej në njoftim.

Postimi i plotë:

Lokaliteti arkeologjik në Hisar të Suharekës, një arkivë për studimin e prehistorisë së Kosovës dhe të Ballkanit.

Gjatë gërmimeve në afërsi të këtij lokaliteti janë gjurmuar zbulime të rëndësishme që dëshmojnë për vazhdimësinë e popullsisë ilire-dardane gjatë periudhës së bronzit dhe të hekurit. Një nga zbulimet më të rëndësishme është gjetja e disa kallëpeve për prodhimin e stolive, po ashtu enëve.

Gërmimet që po zhvillohen nga Instituti Arkeologjik i Kosovës në këtë lokalitet kanë sjellë të dhëna të rëndësishme për kulturën e Eneolitit të vonë, gjithashtu periudhën iliro-dardane në disa zona të lokalitetit.