Kult

Kalaja e Shkodrës do ndriçohet përmes lojës së dritave

Rijetëzimi dhe rikualifikimi i monumenteve të kulturës mbetet prioritet i Ministrisë së Kulturës edhe për vitin 2021.

Kalaja e Shkodrës do të ndriçohet përmes lojës së dritave ku vizitorët vendas dhe të huaj do kenë mundësi ta vizitojnë atë dhe gjatë mbrëmjes.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cila thekson se, “falë projektit të ndriçimit, do të dalin në pah edhe më tepër vlerat e saj monumentale”.

Tonalitet e ndryshme të ndriçimit, mes atij të ngrohtë dhe të ftohtë do theksojnë më tepër linjat e kalasë. Vendosja e ndriçimit në këtë kala do t’i rikthejë krenarinë simbolit të qytetit si për qytetarët shkodranë po ashtu dhe për vizitorët të cilët kalanë e Rozafës e kanë pjesë të itinerareve të tyre turistike.

Kalaja e Rozafës është monumenti historik më antik. Në muret rrethuese të kalasë, të cilat përfshijnë rreth 9 ha tokë, dallohen qartë ndërtimet e katër periudhave: Balshajve (shek. XIV), zotërimi venecian (shek. XV), pushtimi osman (shek. XVI-XVII), dhe e Bushatlinjve (shek. XVIII-XIX). E ndërtuar gjatë mbretërisë Ilire, përfaqësohet nga një legjendë që tregon mbajtjen e një premtimi, të Besës legjendare.

https://www.facebook.com/2273050009605265/videos/414060883365183