Gazetari Vehbi Kajtazi ka thyer heshtjen rreth kërcënimit të rëndë që i është bërë ndaj tij përmes rrjeteve sociale.
Ai në Rubikon tha se ka ngelur i tronditur, dhe siç shtoi s’e ka njohur kurrë por ka parë mllef nga ky person, transmeton klankosova.tv.
”Kurrë s’e kam pa, as s’e kam dëgju as s’jam marrë me të”.
”Këtë mesazh e kam parë në mëngjes. Duke u bo gati për punë”.
”Kurrë kërcënim ma pervers, nuk kam pa”.
”Në kuptimin se ky është avokat, është jurist, dhe i di saktësisht elementet e veprës penale”.
”Dhe mbeta i tronditur”.
”Menjëherë në mëngjes, kam shku e kam raportuar rastin në polici, në Drejtorinë e Krimeve të Randa”.
Tutje ai konfirmoi se potencialisht deri në orët e pasditës, kërcënuesi i tij, veçse është arrestuar.
”E kam raportuar. Po besoj se tashmë është arrestu. Sepse diku në orët e pasditës, me urdhër të Prokurorisë, policia ka shku për ta marrë në shtëpinë e tij në Gjakovë apo ku e di ku është”.