Lajme

Kajtazi: Sulmi në Banjskë ndodhi me kërkesë të rusëve, Vuçiqi ishte në dijeni

By GAZETA SCANNER 1

March 23, 2024

Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi, ka thënë se sulmi në Banjskë të Zveçanit që ndodhi në shtator të vitit të kaluar ka qenë kërkesë e rusëve.

Kajtazi, mes tjerash potencoi se ky sulm ka qenë i koordinuar nga shërbimet inteligjente serbe dhe ato ruse.

“Bansjka sipas asaj që di, nuk është e kërkesë e Vuçiqit, Banjska ka qenë kërkesë e rusëve, Vuçiqi ka qenë në dijeni që ndodhë diçka. Aksioni i koordinuar nga shërbimet inteligjente serbe dhe ruse të cilat i ka udhëhequr ish shefi i saj, Vulin”, është shprehur Kajtazi.

“Rasti të tilla sporadike si Banjska ose raste sulme mund të ketë mirëpo përshkallëzime të mëdha të çështjes së sigurisë në Kosovë nuk mund të ndodhin derisa janë ambasada amerikane në Prishtinë, është KFOR-i – janë faktorët strategjik të cilën e ndajnë sigurinë e Kosovës nga një kërcënim i jashtëm”.