Lajme

Kajtazi: Osmani derisa u prek personalisht, nuk u doli në mbrojtje atyre që sulmoheshin nga Kurti

By GAZETA SCANNER

August 06, 2024

Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se presidentja Osmani derisa nuk u prek personalisht, nuk u doli në mbrojtje atyre që sulmoheshin nga kryeministri Albin Kurti dhe eksponentë të tij.

Madje, Kajtazi në një shkrim në Facebook, ka thënë se Osmani ka qenë vegla e kryeministrit Albin Kurti pë sulme kundër mediave, kryeprokurorit Blerim Isufaj, opozitës, demokracisë e Kushtetutës.

Ne keso raste i lutem zotit me na dhane ymer e me pa seri. Presidentja po e merr ate qe e meriton: sulmet dhe perçmimin nga Kurti. Sepse ajo eshte fajtorja kryesore per kete gjendje.

Derisa u prek personalisht, kurre nuk i doli ne mbrojtje kurrkujt qe sulmonte Kurti dhe shpura e tij.

Ishte vegla e Kurtit per sulme kunder mediave, kryeprokurorit Blerim Isufaj, kunder opozites, kunder demokracise, kunder kushtetutes.

Duro tash!” – ka thënë ai.