Lajme

Kajtazi: Me vendimin për kryetarët në veri është dhunuar Kushtetuta e Kosovës

By GAZETA SCANNER 1

March 21, 2024

Analisti politik, Vehbi Kajtazi ka folur rreth vendimit për kryetarët e komunave në veriun e Kosovës dhe se sa është i integruar tani veriu.

Kajtazi u shpreh se kryetarët e komunave të veriut janë “kukulla”, pasi që ata nuk mund të kryejnë asnjë funksion.

“Mendoj që nuk është më i integruar veriu i Kosovës tash sesa para tri vjetëve sepse mungojnë institucionet. Ke kryetarë të komunave që nuk mund ta ushtrojnë detyrën e tyre, pra ke katër kryetarë kukulla”, tha Kajtazi në Rubikon të Klan Kosovës.

“Është dhunuar kushtetuta është dhunuar ligji, le të më thotë ku mund të kapet ky vendim”.