Lajme

Kajtazi: Kurti me dorën e vet ka konstatuar se 45 përqind të popullsisë janë analfabetë funksionalë

By GAZETA SCANNER 1

February 20, 2024

Opinionisti, Vehbi Kajtazi gjatë një debati ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka konstatuar se 45 për qind të popullsisë së Kosovës janë analfabetë funksionalë.

“Nuk duhet me rënë në grackën e popullimit dhe të rezultatit zgjedhor, ne e kemi një kryeministër i cili ka konstatuar me dorë të vetë ka thënë 45 për qind të popullit i kemi analfabetë funksional”, u shpreh Kajtazi.

“Në këtë kuadër nëse i ki ti gjysmën e popullsisë që lexojnë dhe nuk e kuptojnë çka po lexojnë atëherë çka duhet me bërë. Mashtruesi më i mirë i merr votat i tyre, kush i rren mas miri, dhe kush i ka rrejt mas miri”.

“Nuk i kam shërbyer regjimeve, Kam qenë përballë secilit pushtet në këtë vend, kur u kanë Hashim Thaçi unë jam përballë, Ramush Haradinaj, Isa Mustafa përball tij”, vazhdoi ai.