Opinionisti, Vehbi Kajtazi, deklaroi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ardhur në pushtet duke e gënjyer popullin, ndërkohë që tash po ia thotë të vërtetën dhe se një pjesë e njerëzve po vazhdojnë t’i besojnë si atëherë si tash.
Në emisionin Rubikon me Adriatik Kelmendin, ai vlerësoi se kreu i ekzekutivit tash është në një situatë në përballje të presionit ndërkombëtar, të cilën siç tha, e kërkonte kohë më parë dhe thoshte ‘kisha dashur të provoj se çka është presioni ndërkombëtar’.
“Unë mendoj që është njëri prej kryeministrave që më së paku i ka rezistuar presionit ndërkombëtar. Derisa ka hyrë në dialog ai thjesht veç u zezat ka pak, e kur ka hyrë në dialog, për pak muaj është dorëzuar”, tha Kajtazi.