Lajme

Kajtazi: Kosova i ka raportet e lënduara me Shtetet e Bashkuara

By GAZETA SCANNER 1

January 26, 2024

Gazetari Vehbi Kajtazi ka shprehur shqetësimin në Rubikon” se momentalisht Kosova nuk ka aleatë të besueshëm ndërkombëtarë, duke theksuar se raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të lënduara.

“Ne jemi shtet nën sanksione dhe kushdo që mundohet me e zbutë këtë fakt me e qujtë masa, me e qujtë qysh do qoftë ne jemi nën sanksione”, ka thënë Kajtazi në Rubikon.

“Ajo qysh e shoh unë raportin tonë me Bashkësinë ndërkombëtare, nuk është raport i mirë, nuk është raport mirëbesimi. Mendoj që Kosova nuk ka partner të besueshëm momentalisht ndërkombëtarisht. Mendoj që Kosova i ka raportet e lënduara me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk duhet me e harru faktin që ne jemi përjashtu prej një ushtrimit të NATO-s”, deklaroi Kajtazi.