Gazetari dhe analisti Vehbi Kajtazi ka postuar një tekst të shkurtër në Twitter ku fton qytetarët të bëhen gati për zgjedhje të reja. “Bonu gati per zgjedhje te reja”, ka shkruar Kajtazi.
Reagimi i Kajtazit në Twitter vjen pas publikimit të draft-statutit të Asociacionit të Komunave më Shumicë Serbe, i cili u publikua nga Gazeta Nacionale si dhe pas vizitës së diplomatit amerikan Gabriel Escobar në Kosovë dhe pas kërkesës së SHBA-ve për shtyrje të afatit për regjistrimin e automjeteve me targa serbe në ato RKS.
Të dërgurit e Bashkimit Evropian, Francës, Gjermanisë e SHBA-ve kohëve të fundit kanë kërkuar dinamikë të re në dialog dhe intensifikim drejt marrëveshjes.