Kai Havertz u bë vetëm lojtari i pestë në histori që shënon në shtatë ndeshje radhazi në “Emirates Stadium”, duke barazuar rekordin e legjendës Robin van Persie.
Gjermani ka qenë fantastik deri më tani këtë sezon, duke luajtur në mënyrë brilante si numër 9 por edhe si 10, shkaku i lëndimit të Martin Odegaardit.
Havertz vazhdoi me këtë formë të mirë edhe javën e kaluar, duke shënuar ndaj PSG-së, respektivisht Southamptonit që nënkupton se ka shënuar gjashtë gola deri më tani.
Havertz u bë vetëm lojtari i pestë në historinë e Arsenalit që shënoi në shtatë ndeshje si nikoqir në të gjitha garat,duke iu bashkuar emrave si Van Persie, Thierry Henry, Doug Lishman dhe Ted Drake.
Nëse 25-vjeçari ia del të shënojë në ndeshjen e radhës, që Arsenali e zhvillon në shtëpi më 22 tetor ndaj Shakhtar Donetsk në Ligën e Kampionëve, ai do ta barazonte një tjetër rekord, duke u bërë lojtari i radhës që shënon tetë gola në tetë ndeshje. Rekordi aktualisht mbahet nga Jimmy Brain, Lishman, dhe sigurisht Henry, që e arriti këtë në vitin 2000.