Shëndeti

Kafeja i ndihmon meshkujt të luftojnë problemet e mosfunksionimit erektil

Të dhënat, të mbledhura nga Profesorët në Universitetin e Teksasit, treguan se marrja e kafeinës prej afërsisht dy deri në tre filxhanë kafe në ditë ishte e mjaftueshme që të anketuarit të kishin më pak gjasa të vuanin nga mosfunksionimi erektil (ED).

Prandaj, filxhani i kafesë për një burrë në mëngjes mund të ketë më shumë benefite sesa mendohej në fillim. Dr Earim Chaudry, Drejtor Mjekësor në Manualin e Platformës së Shëndetit ka thënë:  Studime si kjo janë jashtëzakonisht të rëndësishme për të ndihmuar komunitetin mjekësor të kuptojë mosfunksionimin erektil. Studimi gjithashtu ndihmon me stigmën që disa njerëz ndiejnë për ED.

Mbetet një tabu rreth temës, pavarësisht faktit se rreth gjysma e burrave e përjetojnë atë në një moment të jetës së tyre. Studime të tilla ndihmojnë në normalizimin e temës dhe i bëjnë njerëzit të flasin hapur për të. Kjo është me rëndësi jetike, jo vetëm për shëndetin mendor të burrave, por edhe sepse Disfunksioni Erektil ndonjëherë mund të jetë një tregues i çështjeve të tjera themelore të shëndetit, të tilla si sëmundjet e zemrës.”

Sipas hulumtimit, kafja nuk është e vetmja pije e përditshme që mund të zvogëlojë gjasat e mosfunksionimit erektil.

Është zbuluar se mjalti gjithashtu është i lidhur me testosteronin, epshin dhe qëndrueshmërinë seksuale, ndërsa domatet përmbajnë Likopen, i cili dihet se rrit rrjedhjen e gjakut.

Vezët gjithashtu thuhet se rrisin testosteronin gjithashtu, si dhe ftonjtë. Ndërkohë përmban një aminoacid të quajtur Arginine, i cili zgjeron enët e gjakut në trup, ashtu siç bën Viagra.