Lajme

Kadrijaj: Zëvendësministri serb i emëruar nga Kurti është ushtarak serb kur shqiptarët masakroheshin

By GAZETA SCANNER 1

August 06, 2023

Deputetja e nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka thënë se emërimi i Radoica Radomiroviq si zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim, është antikombëtare.

Sipas saj, Radomiroviq është ushtarak i ushtrisë serbe “i cili e paska pohuar vet që ka qenë pjesë e kësaj ushtrie gjatë kohës që shqiptarët vriteshin e masakroheshin”.

“Se kjo qeveri është antikombëtare kemi alarmuar qysh herët, nisur nga urrejtja për ata që kanë udhëhequr luftën dhe nga diskriminimi që i bëhet veteranëve”, ka shkruar Kadrijaj në rrjetin social Facebook.

Në një njoftim për media Qeveria e Kosovës më 23 maj të këtij viti kishte bërë të ditur për emërimin e Radomiroviq.