Ballina

Kadrijaj: Vendimi për mos sigurimin e librave për nxënësit në ketë fillim vit po e rëndon buxhetin familjar të prindërve

By GAZETA SCANNER 1

August 26, 2023

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka thënë se vendimi per mos sigurimin e librave per nxënësit në ketë fillim vit po e rëndon buxhetin familjar të prindërve.

Ajo ka vënë në pikëpyetje edhe vendimi për të aplikuar përmes platformës e-Kosova.

Kjo qeveri kur është në pyetje interesi i qytetarëve nuk ka vendimarrje dhe vonohen në vendime, kështu ata edhe më shume po e komplikojne jeten e qytetareve. Vendimi per mos sigurimin e librave per nxënësit në ketë fillim vit po e rëndon buxhetin familjar të prindërve te cilët kanë më shume se nje femijë. Po sa efikase dhe sa e sigurt është që kush aplikon në platformen E Kosova a do funksionoj dhe a do rimbursohen mjetet, apo ky është një mashtrim i radhes per blerje te kohës  qe ndoshta prinderit asnjehere nuk do i marrin këto mjete. Qeveri e turpit dhe për faqe te zezë!”, ka thënë  ajo.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10159348550511156&id=659876155&mibextid=Nif5oz