Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka akuzuar kryeministri, Albin Kurti dhe kryediplomaten Donika Gërvalla për shfrytëzim të ambasadave për fushatë elektorale.
Ajo ka thënë se MPJ nuk duhet të shndërrojë shërbimet diplomatike në partiake e për fushatë të VV-së.
Postimi i plotë:
Sa çuditshëm! Tash në kohë fushate, pas katër vitesh keqqeverisje dhe moskujdes ndaj diasporës, Albin Kurti dhe Donika Gërvalla po vizitojnë mërgimtarët për fushatë zgjedhore. Nuk di çfarë do të prezantojnë para bashkatdhetarëve kjo qeveri e dështuar – qeveri që vendit i solli sanksione, asnjë njohje të re dhe asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
Këtë radhë këta matrapazë po shfrytëzojnë ambasadat dhe konsullatat për publikim dhe njoftim të takimeve të VV-së. Ministria e Jashtme dhe shërbimet diplomatike duhet të jenë jopartiake e jo të shndërrohen në mekanizma për zhvillimin e fushatës elektorale të Vetëvendosjes.
Mërgimtarë, mos u mashtroni!