Lajme

Kadrijaj për ftesën e Kurtit ndaj partive opozitare: S’më është dukur një ftesë e sinqertë

By GAZETA SCANNER 1

May 13, 2024

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka komentuar refuzimin e ftesës së Kurtit për takim nga kryetari Haradinaj.

Sipas saj, fokusi i takimit do duhej të ishte rreth temave më të rëndësishme si dialogu apo marrëveshja e Ohrit.

“Nuk më është dukur një ftesë e sinqertë ka pasë tema tepër të rëndësishme për agjendën legjislative, kanë mundur shefat e grupeve parlamentare të dakordohen për këtë”.

“Kosova po kalon në një situatë të ndjeshme ndoshta nuk është tani moment për këtë, momenti ka qenë më herët, do të duhej të krijohet një konsensus për temat si dialogu dhe aneksi o Ohrit, opozita asnjëherë nuk pati një ftesë të tillë nga Kurti”, tha Kadrijaj në Info Magazinë.