Lajme

Kadrijaj: Kur e ka takuar Haradinaj, Radoiçiq s’ka qenë i ndjekur nga drejtësia e as në listën e zezë

By GAZETA SCANNER

October 10, 2024

Videoincizimi i publikuar rishtazi i shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së Mimoza Kusari-Lilës dhe dy zyrtarëve të lartë të Listes Serbe, Sllavko Simiq dhe Milan Radoiçiq, ishte sonte kryetema e diskutimit në Edicionin Special në Klan Kosova me deputetën e AAK-së, Time Kadrijaj.

Ajo u pyet edhe për takimin e liderit të partisë së saj, Ramush Haradinaj, atëkohë me numrin dy të Listës Serbe.

Kadrijaj sqaroi rrethanat e këtij takimi.

“Z.Haradinaj, e ka takuar Radoiçiqin në zyrën e tij si kryeministër i vendit. Në atë kohë, Radoiçiqi ka qenë si nënkryetar i Listës Serbe, nuk ka qenë i ndjekur nga drejtësia kosovare dhe nuk ka qenë në ‘Listë të Zezë’”, tha ajo në Klan Kosova.

Millan Radoiçiq, është përgjegjës kryesor i sulmit terrorist më 24 shtator të 2023-tës në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vdekur polici Afrim Bunjaku.